SHBA-ja përdor gaz lotsjellës ndaj emigrantëve në kufi me Meksikën

PUBLIKUAR

Autoritetet e SHBA-së hodhën gaz lotsjellës në Meksikë gjatë orëve të para të Vitit të Ri për të larguar rreth 150 emigrantë që u përpoqën të shkelin gardhin kufitar në Tijuanë.

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së thanë në një deklaratë të martën vonë, se gazi ishte përdorur për të shënjestruar hedhësit e gurëve po jo emigrantët që po përpiqeshin të kalonin kufirin, njofton AP.

“Asnjë zyrtar i sigurisë nuk ka dëshmuar se ndonjë emigrant, duke përfshirë fëmijët, kanë përjetuar efektet e agjentëve kimikë, të cilët kishin në shënjestër hedhësit e gurëve që ishin më larg”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë një fotograf i agjencisë Associated Press pa të paktën tre gaz lotsjellës të hedhur në anën meksikane të kufirit pranë plazhit të Tijuana që prekën emigrantët, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, si dhe gazetarët. AP shkruan se gurët u hodhën vetëm pasi agjentët e SHBA-së qëlluan me gaz lotsjellës.

Agjencia tha se 25 emigrantë u arrestuan ndërsa të tjerët u zvarritën në Meksikë përmes një vrime nën gardh. /re

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...