Viti i Ri brenda mureve të burgut të Lipjanit

PUBLIKUAR

Të mbyllur brenda katër mureve për shkak të veprimeve të gabuara në shoqëri 82 gra dhe fëmijë do e kalojnë vitin e ri në burgun e Lipjanit.

Madje, gratë e burgosura në Qendrën Korrektuese në Lipjan, kanë zbukuruar ambientet ku ato do ta kalojnë natën e Vitit të Ri.

Heset Loku, Drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, tregon se si festohet Viti i Ri brenda burgut të Lipjanit.

“Për festën e vitit të ri shumica e të dënuarve, çoftë të mitur, çoftë të grave i bëjnë në mënyrë grupore, të organizuar, bëjnë edhe dekorime aq sa munden, dhe mendoj që e festojnë një natë jashtëzakonisht të mirë”, thotë Loku.

Qendra korrektuese në Lipjan strehon gratë dhe të miturit të cilët kanë kryer vepra penale.

Secili i burgosur në Qendrën Korrektuese në Lipjan fillimisht i nënshtrohet procedurave të pranimit dhe dorëzimit nga ana e gardianëve të burgut.

SHIKO MË SHUMË

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...