Derisa jeni në gjumë, partnerin e shtyni nga krevati? Problemi mbase është më serioz seç mendoni

PUBLIKUAR

Flini gjumë jo të qetë, “vidhni” batanijen dhe e shtyni partnerin? Sigurisht bëni pjesë në 2 për qind të popullatës me sëmundje të rrallë

Shpesh partneri në mëngjes ju pret i hidhëruar, sepse gjithë natën e keni penguar të flejë gjumë dhe e keni shtyrë nga krevati?

Nëse përgjigjja është ‘po’, është e mundshme që vuani nga gjendja e rrallë mjekësore e quajtur çrregullimi REM i gjumit, transmeton Telegrafi.

Fjala është për personat të cilët bëhen agresivë dhe të shqetësuar në gjumë dhe godasin, bërtasin dhe shtyjnë çdo gjë që kanë rreth vetes.

Vetëm një deri në dy për qind e popullatës e ka këtë diagnozë.

Ekspertët konsiderojnë që njerëzit me këtë problem në të vërtetë i riprodhojnë fizikisht ëndrrat personale.

Studimi i ri i ka analizuar 30 mijë njerëz dhe është përpjekur të zgjidhë enigmën përse disa persona vuajnë nga çrregullimi REM i gjumit. Kanë zbuluar faktorë potencialë të cilët shtojnë rrezikun nga zhvillimi i kësaj gjendjeje të rrallë mjekësore.

Shkencëtarët e Universitetit McGill kanë konstatuar që çrregullimi i gjumit është më i shpeshtë te njerëzit me stresin posttraumatik dhe me sëmundjet mendore siç janë depresion dhe anksioziteti.

Jo rrallë gjumi i keq mund të jetë rezultat i barnave të caktuara, ndërkaq mund t’u ndodhë njerëzve të cilët përdorin alkool dhe droga.

Është më se e sigurt që do të sëmurën meshkujt e moshës së mesme dhe të moshës së vjetër, mirëpo më shpesh nga çrregullimi REM i gjumit vuajnë meshkujt sesa femrat. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...