Rezistenca ndaj antibiotikëve mund t’i vret 10 milionë njerëz deri në vitin 2050

PUBLIKUAR

Shumica prej nesh kemi përdorur antibiotikë në ndonjë fazë të jetës sonë – qoftë për ta trajtuar ndonjë infeksion në vesh, për ta mposhtur ndonjë ftohje në fyt apo për ta trajtuar kollin.

Por, kur rezistenca ndaj antibiotikëve po vazhdon të bëhet një problem në rritje anë e mbanë botës, shpeshherë është vështirë të bëhet një lidhje me baktereve që i rezistojnë këtij ilaçi dhe vetes tonë, transmeton Telegrafi.

Doktorët thonë se kur bëheni rezistent ndaj ndonjë infeksioni të zakonshëm, ky është problem i madh të cilin jemi duke e injoruar njësoj sikurse ngrohjen globale.

Sëmundjet që i rezistojnë antibiotikëve priten t’i vrasin deri në 10 milionë njerëz në vit deri në vitin 2050. Dhe nuk ka qenë e lehtë të gjenden ilaçe të reja për t’i qëndruar para këtij problemi.

Shumë kompani të mëdha farmaceutike kanë ndaluar prodhimin e antibiotikëve të ri, ndërkaq ilaçet që janë në zhvillim janë duke u ballafaquar me bllokada të shumta.

Organizatat qeveritare ndërkombëtare, si ajo e Qendrave për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, kanë paralajmëruar për rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve, duke thënë se së shpejti do të futemi në “epokën post-antibiotike”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...