Vdes edhe një fëmijë në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës

PUBLIKUAR

Një fëmijë 8-vjeçar nga Guatemala ka vdekur në qendrën amerikane të mbajtjes së të ndaluarve, duke e e çuar në dy numrin e fëmijëve të vdekur në hapësirat e autoriteteve amerikane. Agjencia e kufirit ka njoftuar se djaloshi vdiq në orët e vona të së hënës pasi i ishin shfaqur disa shenja të sëmundjes.
Një kongresmen nga Teksasi ka njoftuar se djaloshi quhej Felipe Alonzo Gomez. Ai ishte ndaluar nga autoritetet amerikane së bashku me babain e tij më 18 dhjetor pasi ishin zënë duke e kaluar kufirin në mënyrë ilegale. Një 7-vjeçare kishte vdekur më herët gjatë këtij muaji, vetëm disa orë pasi ishte ndaluar nga policia amerikane.

Mijëra imigrantë kanë udhëtuar nga Amerika Qendrore drejt Shteteve të Bashkuara muajve të fundit. Shumica prej tyre janë nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori. Ata thonë se po ikin nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në atdheun e tyre dhe planifikojnë të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...