Kryetari Ahmeti ka pritur Arsim Berishen kryesues i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot në zyrën e tij ka pritur delegacionin nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës i kryesuar nga Arsim Berisha.
Gjatë këtij takimi është diskutuar siguria e përgjithshme hekurudhore, kontrolli i vendkalimeve legale dhe ilegale, rregullimi dhe sinjalizimi i tyre, pastrimi i brezit hekurudhor nga shkurret dhe mbeturinat, ndërtimet afër infrastrukturës hekurudhore, njofton Komuna e Lipjanit.
Në këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti ka sqaruar delegacionin në fjalë për përgjegjësitë ligjore që ka Komuna e Lipjanit në aspektin e mirëmbajtjes dhe sigurimit të vendkalimeve me sinjalizimet adekuate, në pjesën e linjës hekurudhore që shtrihet në territorin e Komunës së Lipjanit.
Në fund të këtij takimi përfaqësuesit e të dyja institucioneve janë dakorduar për bashkëpunim ndërinstitucional për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive, në mënyrë që siguria e qytetarëve në komunikacionin hekurudhorë të jetë prioritet dhe në nivel të kënaqshëm.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...