Shpërndahen 200 dhurata për festat e fundvitit nga Grupi “HOPE” Lipjan

PUBLIKUAR

Sot, grupi “HOPE” Lipjan zhvilluan aktivitetin në kuadër të iniciativës “Një Dhuratë për Ty”.
Aktiviteti tyre i sotëm u organizua në pesë fshatra të komunës së Lipjanit: Janjevë, Sllovi, Gadime, Gumnasellë dhe Gllogovc.

Në kuadër të këtij aktiviteti u shpërndan 200 dhurata për 200 fëmijë të kategorive të ndryshme.
“Falënderimet për këtë aktivitet i’u dedikohen të gjitha bizneseve lipjanase të cilat kontribuan sadopak për realizimin e këtij aktiviteti. Falënderime edhe për KAM Market si dhe agjensionin turistik “Anisa Travel” që na mundësuan transportin për shpërndarjen e këtyre dhuratave,”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Që nga formimi i tij Grupi “HOPE” gjeti përkrahjen nga të gjithë qytetarët duke e vlerësuar si një iniciativë e marrë me vend dhe shembull për të tjerët”, thuhet tutje.

 

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...