OKB-ja miraton marrëveshjen që lufton migracionin

PUBLIKUAR

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka miratuar zyrtarisht marrëveshjen e cila nxit bashkëpunimin global për të luftuar migrimin i cili është në rritje.

Administrata e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se qasja globale ndaj çështjes nuk ishte në përputhje me sovranitetin e SHBA-ve dhe Uashingtoni nuk mori pjesë në negociatat mbi paktin e migracionit.

Që nga korriku, marrëveshja, e cila trajton çështje të tilla si mbrojtja e emigrantëve, integrimi i tyre dhe dërgimi i tyre në shtëpi, është kritikuar kryesisht nga politikanët e krahut të djathtë evropianë, që thonë se kjo mund të rrisë emigracionin nga vendet afrikane dhe arabe.

Belgjika votoi në favor të rezolutës së OKB-së të mërkurën, ndonëse kryeministri i Belgjikës Charles Michel, ofroi dorëheqjen të martën pasi kundërshtarët paraqitën një votim mosbesimi në një krizë politike të shkaktuar nga mbështetja e tij për paktin e OKB-së.

Kjo marrëveshje për të luftuar migrimin në rritje u votua pro nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Hungaria, Republika Çeke dhe Polonia votuan kundër këtij pakti vullnetar, transmeton Klan Kosova.

Një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që sanksiononte marrëveshjen, u miratua të mërkurën me 152 vota pro dhe 12 abstenime, ndërsa 24 vende nuk votuan. Në një ceremoni në Marok këtë muaj, 164 vende nënshkruan zyrtarisht pakti

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...