Honda me makinë që lëvizë vet edhe nëpër terrene të vështira (Video)

PUBLIKUAR

Makinë efikase që kryen punë të ndryshme, pa pasur nevojë për shofer

Shumica e prodhuesve që po e zhvillojnë teknikën e vetë vozitjes, janë kryesisht të fokusuar në rrugë – por, ka të tjerë si Land Rover Project Cortex dhe tani Honda, që po punojnë edhe në drejtime tjera, transmeton Telegrafi.

Gjatë muajit që vjen, prodhuesi japonez, do të prezantojë në CES të Las Vegasit, Honda Autonomus Work Vehicle.

Makina e pajisur me shumë sensorë dhe GPS, mund të manovrojë edhe nëpër terrenet më të vështira, për të arritur në lokacionin e duhur.

Me mundësi që të lëvizë ngado dhe pa nevojën e përfshirjes së njeriut, mundësitë për këtë makinë janë të shumta si ndërtimtari, agrikulturë, heqje borë, madje edhe për gjetje dhe shpëtim.

Deri më tani, kjo makinë është treguar e suksesshme në hapësirat me panele diellore, ku shfrytëzohet për të larguar barishtet e padëshiruara.

Pritet të shihet se çfarë do të prezantojë konkretisht kompania Honda, në këtë panair të teknologjisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...