Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së

PUBLIKUAR

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi KKSB, sot ka mbajtur takimin e rregullt me radhë nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti njëherit edhe kryetar i këtij këshilli.
Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti pohoi se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit vlerësohet e qetë dhe stabile.

Po ashtu në këtë takim, përfaqësuesi i Policisë, prezantoi raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit.
Bazuar në statistikat që u prezantuan dhe gjendjes në teren, gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit u vlerësua nga të gjithë pjesëmarrësit si e qetë dhe pa ndonjë tendencë të përkeqësimit.

Ndër të tjerash në këtë takim anëtarët e KKSB-së, kanë diskutuar realizimin e Planit aktual të viti 2018, si dhe kanë diskutuar për përgatitjet e Planit të Veprimit për vitin 2019 .

Image may contain: 1 person, sitting, screen and indoor
Image may contain: 1 person, sitting, living room and indoor

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...