Mot i ftohtë në javën e fundit të vjeshtës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të ndërrueshme dhe intervale të shkurta me diell.

Vranësirat gjatë dy ditëve të para të javës kanë mundësi që të shoqërohen me reshje të dobëta bore. Më tej, masat e ajrit do të jenë pak sa më të ngrohta duke ndikuar në ngritjen e grafikut të temperaturave maksimale, por vranësirat herë-herë do të fuqizohen në periudha të ndryshme kohore duke mundësuar të kemi edhe reshje të dobëta shiu.

 

 

Kjo javë, që është java e fundit e stinës së vjeshtës do t’i ngjasojë periudhës dimërore sa i përket gjendjes meteorologjike, pasi që temperaturat minimale do të zbresin nën vlerat e mesatareve të viteve tjera, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri -7 gradë Celsius.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...