Nëse mendoni se jeni të pafuqishëm në luftën kundër stresit, do të mashtroheni. Ekzistojnë metoda të cilat janë dëshmuar që e zvogëlojnë stresin dhe e përmirësojnë shëndetin, ndërkaq i kontribuojnë edhe humorit të mirë në përgjithësi. Ju mbetet juve që t’i provoni.
Është më se e sigurt që keni informacion për faktin që stresi është shkaktar i shumë problemeve në jetë. Sasia e stresit kushtëzon mënyrën se si sillen njerëzit dhe si veprojnë në jetë, mirëpo kushtëzon edhe zhvillimin e mundshëm të sëmundjeve të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Gjithnjë e më shumë studime konfirmojnë që pikërisht stresi i grumbulluar në organizëm është shkaktar i sëmundjeve të lehta siç janë ftohja dhe gripi, mirëpo edhe sëmundje të rënda, si p.sh. karcinoma të ndryshme. Këto fakte të njohura janë arsye e mjaftueshme që me stresin të merremi më seriozisht.
Po ju sjellin shtatë mënyra, me ndihmën e të cilave është dëshmuar që do të minimizoni ndikimin e stresit në shëndetin tuaj, por edhe në përgjithësi në jetën tuaj.

Aromaterapia
Është një term gjithëpërfshirës, që ka të bëjë me mënyrat çlodhëse dhe shëruese përmes aromave dhe vajrave. Vaji i livandës është vaji klasik që të sjell çlodhje dhe relaks. Të tjerë vajra shumë të përdorur janë ato të kamomilit e bergamonit. Nëpërmjet masazhit me vajra të ndryshëm, ruhet baraspesha psiko-fizike, rritet sistemi i imunologjisë, trupi çlirohet nga ngarkesat si dhe qetësohet nga emocionet e tij.
Akupunktura
Bazohet në filozofinë kineze, që energjia e trupit “qi” përbëhet nga “yin” dhe “yang”, rryma që ndodhen nën lëkurë. Nëse “yin” apo “yang” janë më dominuese, atëherë “qi” ka probleme dhe si pasojë vijnë sëmundjet. Një specialist akupunkture fillimisht merret me shëndetin tuaj në përgjithësi për të gjetur mungesën e ekuilibrit të “qi”-së. Pasi ta ketë bërë një identifikim të tillë, atëherë do të nisë injektimi i gjilpërave në zonat e fluksit dhe kanaleve të energjisë, në mënyrë që trupi të vijë në balancën e tij natyrore. Edhe pse nuk ka shumë kërkime të mirëfillta shkencore në lidhje me këtë teknikë, një numër i madh njerëzish e preferojnë dhe gjejnë tek ajo çlodhje e relaks.



