Trumpi e emërton shefin e ri të stafit të tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ngacmohet një femër seksualisht në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht...

KBI Lipjan organizon manifestim me rastin e duasë së haxhinjëve, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan

Hapjen e manifestimit e bëri teologia Enisa Bekteshi- Bahtiri, ndërsa me një ligjëratë tematike...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka emërtuar Mick Mulvaneyn shef të stafit. Ai më parë ka shërbyer si drejtor i zyrës për menaxhim dhe buxhet. Ai e zëvendëson Gjeneralin John Kelly, i cili do ta lërë këtë pozitë në fund të këtij viti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Trump tha se Kelly është një patriot i madh, i cili është i dalluar për shërbimin që ia ka bërë vendit. Sidoqoftë, më herët gjatë këtij viti ai ishte detyruar që ta mohonte se e ka quajtur Trumpin idiot. Ai deklaroi se mezi pret që ta fillojë punën me presidentin dhe tërë stafin dhe se viti 2019 do të jetë një vit i mrekullueshëm.

Njoftimi për zgjedhjen e tij në këtë pozitë iu dha fund shumë spekulimeve për kandidatët e mundshëm. Pozita e shefit të stafit vlerësohet si njëra ndër pozitat më prestigjioze në Shtëpinë e Bardhë. Ndonëse presidenti e ka fjalën e fundit për hartimin e politikave, shefi i stafit ka ndikim dhe pushtet të jashtëzakonshëm joformal,shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...