Turqia do t’i vazhdojë sulmet kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka deklaruar se Turqia do t’i vazhdojë sulmet ndaj luftëtarëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, një ditë pasi Bagdadi bëri ankesë zyrtare se sulmet ajrore të Turqisë e kanë shkelur sovranitetin e shtetit dhe i kanë rrezikuar civilët.

Ushtria turke ka njoftuar të premten se i ka vrarë tetë militantë të Partisë Punëtore të Kurdistanit, duke bërë që autoritetet irakiane ta thërrasin në raportim ambasadorin e Turqisë në Bagdad. Turqia i sulmon rregullisht bazat e luftëtarëve kurdistanezë në skajin jug-lindor të vendit. Autoritetet turke thonë se militantët po e shfrytëzojnë terrenin e skajshëm malor të Irakut si bazë për të kryer sulme vdekjeprurëse në Turqi, ku grupi është në kryengritje që nga vitet e 80-ta.

Më herët gjatë këtij viti, presidenti turk kishte kërcënuar se ushtria do ta fillojë një sulm tokësor në Irakun verior. “Veprimet e Partisë Punëtore të Kurdistanit janë veprime të një organizate terroriste. Aktiviteti i tyre në territorin e Irakut dhe Sirisë paraqet problem për sigurinë kombëtare të Turqisë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy. Ai tha se është detyrë e qeverisë irakiane që ta parandalojnë shfrytëzimin e territorit të tyre si bazë për sulme ndaj vendeve fqinje, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...