Pompeo: Amerika ende po heton vrasjen e Jamal Khashoggit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha të mërkurën se autoritetet amerikane po vazhdojnë hetimet rreth vrasjes së gazetarit disident Jamal Khashoggi brenda konsullatës së Riadit në Stamboll.

Diplomati më i lartë amerikan tha për rrjetin televiziv “Fox News” se Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin përpara përgjegjësisë fajtorët për vdekjen e tij, duke vënë në dukje se kanë vendosur tashmë sanksione ndaj 17 agjentëve sauditë që besohet të jenë përgjegjës për ngjarjen.

Zoti Pompeo e quajti vrasjen e Jamal Khashoggi-it “një incident tragjik” dhe “diçka të papranueshme për SHBA-në”.

Megjithatë ai i bëri jehonë qëndrimit të Presidentit Donald Trump në mbështetje të Princit të Kurorës saudite Mohammed bin Salman edhe pse Agjencia Qendrore amerikane e Zbulimit ka arritur në përfundimin se sundimtari de facto saudit, qëndron pas vrasjes së gazetarit.

Muajin e kaluar zoti Trump tha se “krimi kundër Jamal Khashoggi-t ishte një gjë e tmerrshme dhe që SHBA nuk e pranon.” Por ai shtoi se “Shtetet e Bashkuara synojnë të mbeten një partner i palëkundur i Arabisë Saudite me qëllimin për të garantuar interesat amerikane, izraelite dhe të të gjithë partnerëve të tjerë në rajon”.

Zoti Trump tha se “mundet që princi i kurorës të ketë patur dijeni për këtë ngjarje tragjike” por siç tha ai “ndoshta ai e bëri dhe ndoshta jo”, duke iu referuar vrasjes së gazetarit.

Në një seancë me dyer të mbyllura të mërkurën drejtoresha e CIA-s Gina Haspel informoi udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi gjetjet e agjencisë lidhur me hetimet për Jamal Khashoggi-n, ashtu sikurse bëri një javë më parë me udhëheqësit e Senatit.

Disa senatorët kryesorë republikanë janë shprehur kundër qëndrimit të zotit Trump i cili kundërshton përfshirjen e princit të kurorës në vrasjen e gazetarit. Ata kanë kërkuar sanksione kundër Riadit dhe një ndërprerje të mbështetjes amerikane ndaj Arabisë Saudite për luftën në Jemen. /voa

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...