Shtypja e lartë e gjakut – pijen e përditshme që duhet ta shmangni

PUBLIKUAR

Shtypja e lartë e gjakut mund të jetë e vështirë për t’u vërejtur pasi që simptomat nuk shfaqen gjithmonë.

Por zakonisht simptomat përfshijnë dhimbje koke, probleme me frymëmarrje dhe dhimbje gjoksi, transmeton Telegrafi.

Disa ndryshime të thjeshta në stil të jetesës janë krejt çfarë mjaftojnë për at zvogëluar shtypjen e lartë e gjakut – e një nga këto ndryshime duhet të jetë edhe dieta.

Madje, sipas ekspertëve, edhe një pije e zakonshme që e pimë thuajse të gjithë duhet të shmanget.

Sipas ‘Superdrug Online Doctor’, ju duhet të shmangni kafeinën – substancë e cila gjendet në kafe, çaj dhe pije të gazuara.

Aty shpjegohet se si kafeina e shkakton shtypjen e gjakut të rritet brenda një periudhe të shkurtë kohore.

Ekspertët rekomandojnë t’i kufizoni pijet me kafeinë, ndërkaq të siguroheni se pini më shumë ujë.

Ata thonë se nuk bën t’i pini më shumë se katër kafe në ditë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...