Plotësimi i fjalëkryqeve jua bën trurin më të mprehtë, por nuk i parandalon sëmundjet mendore

PUBLIKUAR

Zgjidhja e fjalëkryqeve apo enigmave Sudoku përgjatë jetës ndoshta nuk jua ngadalëson plakjen mendore, por këto aktivitete vërtet se e përmirësojnë aftësinë mendore në atë mënyrë që kur truri fillon të përkeqësohet, e fillon këtë proces nga një pikë më e lartë e aftësive kognitive.

Ekspertët për një kohë të gjatë kanë besuar në teorinë neurologjike “përdore ose humbe” – e cila sugjeron se njerëzit ë kanë puna komplekse ose zgjidhin enigma intelektuale që e ngacmojnë trurin janë të mbrojtur nga përkeqësimet mendore që vijnë me moshën, transmeton Telegrafi.

Ata kanë besuar se ushtrimi i trurit përgjatë tërë jetës e zvogëlon shpejtësinë me të cilën truri përkeqësohet në moshë të shtyrë.

Por tani, shkencëtarët nga universiteti Aberdeen thonë se kjo nuk është e vërtetë.

Pas eksperimenteve me qindra persona për 15 vjet, të cilëve ua kishin testuar aftësitë mendore përgjatë kësaj periudhe, shkencëtarët kanë zbuluar se ata që ishin angazhuar në aktivitete stimuluese për trurin kishin pasur një aftësi më të lartë mendore në fillim të studimit – por nuk ka pasur dallim në shpejtësinë se sa shpejt është përkeqësuar truri përgjatë 15 vjetëve të ardhshme.

Pra, shkencëtarët, duke shkruar për ‘British Medical Journal’, kanë thënë se këto rezultate tregojnë se aktivitetet e tilla nuk e parandalojnë përkeqësimin e trurit, por thjesht e caktojnë një pikë më të lartë nga e cila truri fillon të përkeqësohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...