Pavarësisht masave të Makronit, protestat në Francë do të vazhdojnë

PUBLIKUAR

Protestat dhe bllokimi i rrugëve në rrethrrotullime në Francë po vazhdon pasi protestuesit kanë thënë se masat e marra nga presidenti francez nuk janë të mjaftueshme për ta shuar zemërimin e tyre dhe për ta ndaluar kundërshtimin ndaj padrejtësisë sociale.

Protestuesit antiqeveritarë kanë bërë thirrje për vazhdim të protestave për këtë të shtunë në Paris, pasi deri më tash janë mbajtur protesta të tilla gjatë katër fundjavave të kaluara, në të cilat kishte dhunë në Paris dhe qytete tjera. Këto protesta e kanë futur qeverisjen e Makronit në krizën e saj më të madhe që prej kohës kur erdhi në pushtet.

Makroni doli dje me një deklaratë në televizione, përmes së cilës njoftoi për masat që i ka marrë për ta zbutur pakënaqësinë e protestuesve. Ai tha se paga minimale do të rritet për 100 euro më shumë, ndërsa do të anulohet taksa për pensionet që janë nën dy mijë euro.

Sidoqoftë, ai nuk njoftoi për ndonjë hap lidhur me politikat tregtare. Ai vazhdon të qëndrojë prapa vendimit për taksë të përgjysmuar për të pasurit, ndërsa protestuesit po kërkojnë që ndaj tyre të zbatohet një taksë e plotë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...