Shpresë për miliona njerëz – shkencëtarët shumë afër ilaçit që e shëron HIV-in

PUBLIKUAR

Shpresat u janë rritur miliona pacientëve të diagnostikuar me HIV, pasi që hulumtuesit besojnë se një ilaç shërues mund të jetë shumë afër.

Për momentin, virusi mund të fshihet në nivele që nuk mund të detektohet, andaj edhe nuk mund të vritet – që do të thotë se një pacient asnjëherë nuk mund të konsiderohet i shëruar, transmeton Telegrafi.

Por, hulumtuesit e Universitetit illinois tani besojnë se kanë bërë një hap para drejt shërimit të tërësishëm të pacientëve me HIV.

Ata pohojnë se targetimi i një gjeni brenda trurit mund ta zbulojë virusin që fshihet dhe ta lë sistemin e imunitetit apo ilaçet ta luftojë atë.

Organizatat e shumta i kanë mirëpritur këto zbulime, duke i përshkruar rezultatet si “shpresëdhënëse”.

Avancimet mjekësore përgjatë katër dekadave kanë bërë që pacientët me këtë virus të bëjnë seks të pambrojtur pa frikën se e transmetojnë sëmundjen.

Por, qëllimi kryesor gjithmonë ka qenë zbulimi i një kure për HIV-in, sëmundje që i prek mbi 30 milionë njerëz anë e mbanë botës.

Hulumtuesit, që janë udhëhequr nga profesori Jie Liang, deklarojnë se gjeni, i cili quhet Tat, që e nxjerr nga fshehja HIV-in, mund ta ekspozojë virusin në sistemin e imunitetit.

Kjo pastaj u mundëson ilaçeve ta sulmojnë virusin dhe ta largojnë krejtësisht.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën ‘PNAS’/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...