I fusni gishtat në hundë? Kjo është edhe një arsye që menjëherë të ndërprisni këtë shprehi

PUBLIKUAR

Prindërit e dëshpëruar, fëmijët e të cilëve injorojnë lutjet që të mos i fusin gishtat në hundë, mbase përfundimisht kanë gjetur argumentin me të cilin do të eliminojnë këtë shprehi – zhvillimi i mundshëm i inflamacionit të mushkërive.

Pneumokoku, shkaktar i inflamacionit bakterial të mushkërive, infeksioni i indeve të mushkërive i cili mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk shërohet, bartet nëpërmjet ajrit, përkatësisht pikëzave, shpesh me kollë dhe teshtitje të individëve të infektuar, transmeton Telegrafi.

Në studim, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën European Respiratory, një grupi vullnetarësh pneumokoku u është “fërkuar” nëpër shuplaka. Pastaj kanë marrë detyrë të pakëndshme që të përsërisin disa veprime më të shpeshta, fjala është për prekjen e përditshme, fërkimin apo futjen e gishtit në hundë.

“Ky studim ka treguar që bakteri mund të përhapet edhe me duar, madje edhe objektet (siç janë celularët dhe lodrat e fëmijëve) mund t’i kontribuojnë përhapjes së tij”, ka thënë Victoria Connor, shkencëtare në Universitetin e Liverpulit Royal Hospital.

Në nivel global inflamacioni i mushkërive çdo vit vret rreth 1,3 milionë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç.

Ndonëse hulumtimi i bërë në persona të rritur, Connor thekson që rezultatet e studimit janë orientuar në rend të parë ndaj prindërve të fëmijëve të vegjël.

“Ndoshta nuk është reale të pengohen fëmijët që të fusin gishtin në hundë apo të fërkojnë zonën e hundës, mirëpo këshilla për prindërit është – higjiena e rregullt dhe e mirë e duarve dhe pastrimi dhe larja e lodrave dhe e sipërfaqeve të tjera mund të ulë përhapjen e bakterit, si edhe rrezikun nga zhvillimi i infeksionit me pneumokok siç është inflamacioni i mushkërive”, thotë Connor. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...