Tre civilë të vrarë nga shpërthimi i bombës në Afganistan

PUBLIKUAR

Zyrtarët afganë kanë deklaruar se tre civilë kanë vdekur pasi makina e tyre ra në një bombë që ishte montuar në rrugë në provincën perëndimore të Afganistanit, Herat.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por zëdhënësi i qeverisë provinciale i fajësoi luftëtarët talebanë për këtë sulm, të cilët janë mjakt aktivë në këtë zonë. Ndërkaq, në provincën lindore të Nangarharit, autoritetet i kanë arrestuar tre anëtarë të Shtetit Islamik gjatë një operacioni ushtarak.

Një zëdhënës tha se njëri nga të arrestuarit është anëtar i departamentit të medieve që ka qenë përgjegjës për propagandën e ISIS-it. Sidoqoftë, Shteti Islamik nuk ka reaguar ende ndaj këtyre deklarimeve. Në një shpërthim tjetër, katër talebanë raportohen të vdekur nga shpërthimi i bombës që e kishin montuar vet, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...