Përhapet Ebola në Kongo, për dy ditë 18 raste të reja dhe 5 vdekje

PUBLIKUAR

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Republikën Demokratike të Kongos janë raportuar 18 raste të reja të infektimit me virusin Ebola dhe pesë persona të vdekur nga ky virus për një periudhë dyditore. Prej kohës së shfaqjes së virusit, janë shënuar gjithsej 471 raste të infektimit, prej të cilave 273 raste kanë përfunduar me vdekje.

Autoritetet e shëndetit publik janë duke i hetuar edhe 106 raste tjera që dyshohet se lidhen me këtë virus. Kjo është përhapja e dhjetë e sëmundjes në Kongo, që nga viti 1976. Përhapja e fundit vlerësohet si e dyta më vdekjeprurëse në histori, pas rastit të përhapjes në Afrikën perëndimore në vitin 2014, kur kishin vdekur më shumë se 11 mijë persona.

Virusi Ebola shkakton temperaturë, dhimbje të tmerrshme të kokës dhe në disa raste hemorragji. Nga ky virus vdesin pothuajse gjysma e personave të infektuar. Përhapja e fundit e sëmundjes në Kongo, e cila filloi në gushtin e kaluar, ka shënuar shkallë vdekshmërie prej 57 për qind, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...