Shteti që dhuron prona

PUBLIKUAR

Shtëpia falas duket sikur është një mashtrim. Por Japonia ka patur gjithmonë probleme me pronat.

Është një shtëpi me dy dhoma dhe e vendosur mes pemëve në një qytezë të vogël të Okutamës në prefekturën e Tokios.

Përpara se të shpërnguleshin, çifti dhe tre fëmijët e tyre, dy adoleshentë dhe një pesë vjeçari jetonin me prindërit e Naokos.

“Duhet të bënim shumë rregullime, por donim gjithmonë të jetonim në një qytezë të vogël dhe të kishim një kopsht me lule,” u shpreh Naoko 45.

Shtëpia falas duket sikur është një mashtrim. Por Japonia ka patur gjithmonë probleme me pronat: Ka më shumë shtëpi se sa njerëz për të jetuar në to. Në 2013 numëroheshin 61 milionë shtëpi dhe 52 milionë familje.

Dhe situata pritet të përkeqësohet. Popullsia e Japonisë pritet të ulet nga 127 milion në 88 milion brenda vitit 2065, sipas statistikave nga instituti kombëtar i sigurisë shoqërore, që do të thotë se më shumë shtëpi do të jenë të boshatisura.

Duke qenë se të rinjtë largohen nga zonat rurale për të gjetur punë në qytetet e urbanizuara, qytezat dhe fshatrat  janë kthyer në vende “fantazëm” ose siç njihen në kulturën popullore të Japonisë “akiya”, raporton TCH.

Parashikohet që në 2040 afërsisht 900 qytete dhe fshatra përgjatë Japonisë nuk do të ekzistojnë më, dhe Okutama është njëri prej tyre. Në këtë kontekst dhënia e shtëpive është një strategji mbijetese.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...