Trafikantët e drogës po e largojnë vullnetarisht fentanilin nga tregu

PUBLIKUAR

Furnizuesit ilegalë të drogës në Britani të Madhe, të frikësuar nga ashpërsimi i aksioneve të policisë, po vlerësojnë se fentanili është shumë i rrezikshëm për t’u tregtuar. Ata kanë vendosur që vullnetarisht ta largojnë nga lista e drogave që i shesin, për shkak se është shumë i rrezikshëm edhe për shëndetin, sipas raportit të Agjencisë Kombëtare kundër Krimeve të Britanisë së Madhe.

Trafikantët po e krahasojnë tregtimin e kësaj droge me tregtimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe mjeteve shpërthyese. Fentanili mund të ketë efekt deri 100 herë më të fortë se heroina dhe lehtësisht mund të shkaktojë overdozë, sidomos kur përzihet me heroinën. Vince O’Brien, njëri nga udhëheqësit e hetimeve kundër drogës, tha se shitësit e narkotikëve si duket kanë vendosur të heqin dorë nga tregtimi i kësaj droge për shkak se ajo mund të shkaktojë shumë vdekje dhe rrjedhimisht do ta tërhiqnin më shumë vëmendjen e policisë.

“Nëse shesin droga me rrezikshëmri të lartë, kjo paraqet rrezik më të madh edhe për shitësit. Sistemi i zbatimit të ligjit e ka bërë prioritet luftimin e armëve shkatërruese, mjeteve shpërthyese dhe fentanilit dhe kjo mund të jetë arsyeja që shitësit kanë vendosur ta heqin nga lista fentanilin. Në forumet e tyre ka njerëz që thonë se shitja e kësaj droge nuk është në rregull sepse është e rrezikshme dhe vret shumë njerëz”, thotë O’Brien.

Fentanili arriti në Britani të Madhe para 18 muajsh dhe raportohet se deri tash ka shkaktuar 160 vdekje. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga narkotikët ka shënuar rritje për 30% vitin e kaluar, bazuar në të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave. Furnizuesit kryesorë të fentanilit u goditën rëndë vitin e kaluar, kur një hetim i gjerë botëror i policisë e zbuloi dhe e mbylli tregun e zi të internetit, të quajtur “Alphabay”, i cili besohet se ishte më i madhi i këtij lloji, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...