Erdogani kërkon nga Arabia Saudite që t’ia dorëzojë Turqisë të dyshuarit për vrasjen e gazetarit

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë ia ka kërkuar Arabisë Saudite ekstradimin e të dyshuarve për vrasjen e Khashoggit. Duke u deklaruar pas samitit të G20-ës në Argjentinë, ai tha se rasti i gazetarit nuk është diskutuar mes shteteve dhe vetëm kryeministri kanadez e ka ngritur këtë çështje në samit.
Arabia Saudite i ka akuzuar 11 persona për vrajsen e gazetarit, por nuk ka shfaqur shenja se është e gatshme për t’ia dorëzuar Turqisë. Shteti saudit gjithashtu e mohon përfshirjen e princit Salman në këtë vrasje. Gazetari Jamal Khashoggi ishte vrarë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, në tetorin e kaluar.

Presidenti Erdogan mbetet i zemëruar me përgjigjet e Arabisë Saudite për këtë rast. Ai i ka akuzuar autoritetet saudite për kundërthënie, gënjeshtra dhe refuzim të ndarjes së informatave me hetuesit turkë. Ai tha se princi Salman e ka bërë një deklaratë të papranueshme në samitin e Argjentinës, duke thënë se Arabia Saudite nuk mund të fajësohet deri të vërtetohet autori i krimit.

Erdogani tha se është jetike që të dyshuarit për vrasje t’i dorëzohen Turqisë dhe të gjykohen në Turqi. Ai tha se kjo vrasje është test për tërë botën, por këmbënguli se nuk synon ta dëmtojë familjen mbretërore. Sipas tij, zgjidhja e misterit të kësaj vrasjeje do të ishte edhe në interesin e Arabisë Saudite, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...