Hëna e plotë çrregullon shëndetin

PUBLIKUAR

Gravitacioni i Hënës në ndërrime të ndryshme në masë të dukshme ndikon në shëndetin e njerëzve.

Kjo ka të bëjë posaçërisht me të sëmurët nga veshkat, te të cilët është treguar që intensiteti i dhembjeve për shkak të aktivizimit të gurëve është dukshëm i shtuar gjatë kohës kur Hëna është e plotë, transmeton Telegrafi.

Ndikimi i gravitacionit të Hënës në ndërrime të ndryshme ndikon edhe në balancën e ujit në organizmin e njeriut, në ritmin e gjumit dhe në shfaqjen e pagjumësisë, ndërkaq te femrat në masë të madhe ndikon edhe në ciklin menstrual, thekson alternativisti britanik dr. Matthew Silverstone, në bazë të hulumtimeve të publikuara.

Hulumtuesit australianë kanë shkuar edhe më larg, duke theksuar që sjellja e dhunshme dhe çrregullime të tjera te personat e sëmurë mendërisht janë të shpeshta mu gjatë kohës së Hënës së plotë.

Shkencëtarët kureshtar ndikimin e Hënës e quajnë edhe “Hipoteza transilvanike”.

Ky nocion përfshin interpretimin që Hëna nuk ndikon vetëm me forcën e gravitetit, por e ndryshon fushën magnetike të Tokës.

Edhe pse skeptikët këtë interpretim e hedhin poshtë si të pabazë, hulumtuesit britanikë të udhëhequr nga Dr. Peter Parkinson kanë konstatuar, në bazë të anketave të bëra ndër kolegët, që gjatë kohës së Hënës së plotë numri i thirrjeve drejtuar ndihmës së shpejtë është shtuar për tre për qind.

Megjithatë, gjatë kohës së Hënës së re, numri i thirrjeve bie për gjashtë për qind?! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...