Djathi mund të jetë sekreti për një jetë të gjatë

PUBLIKUAR

Të gjithëve na pëlqen kur dëgjojmë se gjërat që na pëlqejnë më së shumti janë të mira për shëndetin tonë. Padyshim se ndjejmë kënaqësi kur shkencëtarët zbulojnë përfitime shëndetësore në djathë, çokollatë dhe verë.

Normalisht, çështja është pak më e komplikuar sesa thjeshtësia e këtij titulli, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, shkencëtarët kanë zbuluar se spermidina, një përbërës që gjendet me bollëk në disa lloje të djathërave, mund t’jua zgjatë jetën.

Ndër tjerash, ky përbërës magjik mund ta parandalojë kancerin dhe fibrozën e mëlçisë.

Shkencëtarët i kanë zbuluar efektet pozitive të kësaj substance duke i ushqyer kafshët laboratorike me suplemente të spermidinës.

Disa prej kafshëve kishin arritur të jetonin deri në 25% më gjatë sesa që është jetëgjatësia mesatare e species së tyre.

Rritja dramatike e jetëgjatësisë kishte ndodhur vetëm te kafshët që ishin ushqyer me spermidinë gjatë tërë jetës së tyre.

Kur hulumtuesit i kishin ushqyer kafshët me këtë përbërës në vitet e vonshme të jetës, jetëgjatësia e tyre ishte rritur për vetëm rreth 10%.

Përveç këtij studimi, edhe studimet e mëhershme kanë treguar se djathi është i shëndetshëm pasi që e shpejton metabolizmin, është i mirë për eshtrat deh dhëmbët, ju ndihmon të shtoni masë muskulore dhe jua mbron zemrën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...