Katër shkaktarët e problemeve me ereksion

PUBLIKUAR

Problemet me ereksion apo disfunksioni erektil është diçka që u ndodh thuajse të gjithë meshkujve në ndonjë fazë të jetës së tyre.

Ndonëse ky problem i prekë disa meshkuj më herët se tjerët, faktikisht ka disa gjëra që mund të jenë duke jua shkaktuar këtë lloj problemi, transmeton Telegrafi.

Vikend ne Stamboll – prej 199 € – 3 dite

Depresioni
Emocionet seksuale fillojnë në kokë e pastaj zbresin poshtë. Depresioni mund t’jua dëmtojë dëshirën për seks dhe kjo shpie në probleme me ereksion. Ironikisht, shumica e ilaçeve që përdoren për ta trajtuar depresionin munden edhe t’jua shtypin dëshirën seksuale dhe t’jua vështirësojnë ereksionin.

Alkooli
Mund të mendoni se duke i pirë disa gota alkool vetëm sa do t’ju ngritet disponimi për seks, por faktikisht është e kundërta.

Konsumimi i tepërt i alkoolit e pengon ereksionin, ndonëse efektet zakonisht janë të përkohshme.

Lajmi i mirë është se konsumimi i moderuar i alkoolit – një deri në dy pije në ditë – mund të ketë efekt të mirë shëndetësor, siç është reduktimi i rreziqeve të sëmundjeve të zemrës.

Ilaçet
Një listë me ilaçe të ndryshme mund të shkaktojnë probleme me ereksion, duke përfshirë ilaçe të caktuara për kontrollimin e shtypjes së gjakut, ilaçet kundër dhimbjeve dhe antidepresuesit. Mos ndaloni së përdoruri këto ilaçe pa u konsultuar me doktorin.

Stresi
Nuk është lehtë të shkoni në shtëpi dhe të dëshironi seks kur jeni të mbushur me përgjegjësi në punë e në shtëpi. Stresi shkakton dëme në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe në penis.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...