Rritet sërish çmimi i karburanteve në tregun botëror

PUBLIKUAR

Çmimi i karburanteve është rritur në mbi 60 dollarë për fuçi. Kjo rritje është ndikuar nga paralajmërimet e organizatës së prodhuesve të naftës për zvogëlim të prodhimit dhe nga rënia e nivelit të prodhimit në Detin Verior.

Organizata e vendeve eksportuese të karburanteve dhe Rusia do të takohen më 6 dhe 7 dhjetor. Delegatët e OPEC-ut thanë se prodhuesit do ta negociojnë një zvogëlim të prodhimit prej 1 deri 1.4 milion fuçi në ditë. Çmimi në bursën ndërkomëbtare aktualisht ka arritur në 61.27 dollarë për fuçi.

“OPEC-u duhet ta kufizojë prodhimin nëse synon që tregu të mos jetë i tejngarkuar në pjesën e parë të vitit 2019. Sidoqoftë, nuk do të ketë shkurtime shumë të mëdha”, tha analisti i kësaj industrie, Olivier Jakob.

Takimi i OPEC-ut në Vienë vjen pas takimit të G20-ës. Edhe në këtë samit, pritet që politikat e karburanteve të jenë pjesë e diskutimit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...