Sllovenia bëhet vendi i parë i NATO-s që udhëheqjen e ushtrisë ia beson një gruaje

PUBLIKUAR

Sllovenia është bërë vendi i parë dhe i vetëm i NATO-s që ia ka besuar udhëheqjen e ushtrisë një femre. Gjeneralja Alenka Ermenc do të emërtohet zyrtarisht shefe e stafit ushtarak sot. Ish-komandatja e ushtrisë e kishte filluar karrierën ushtarake në vitin 1991, kur vendi i saj e kishte fituar pavarësinë nga ish-Jugosllavia.

Aktualisht, ajo ka qenë në detyrën e zëvendësgjenerales së ushtrisë. Në anën tjetër, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se shpreson që gjeneralja do ta përmirësojë performancën e ushtrisë. “Trendi botëror i përkeqësimit të gjendjes së sigurisë po vazhdon. Ndonëse Sllovenia nuk është e kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ushtarakisht, duhet ta përmirësojmë nivelin e gatishmërisë ushtarake sa më shpejt”, tha ai në një deklaratë.

Më herët gjatë këtij viti, një brigadë ushtarake sllovene kishte dështuar në një test gatishmërie të NATO-s. Gjeneralja Ermenc ka diplomuar në Akademinë Mbretërore të Studimeve të Sigurisë në Londër dhe ka diplomë master në universitetin “King’s College” të Londrës. Sllovenia ka rreth 7,500 ushtarë, përfshirë personelin aktiv dhe atë rezervë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...