Sami Khedira thotë se Juventus është një prej pak klubeve në botë që arrin nivelin e Real Madridit.
Gjermani iu bashkua Juventusit nga Real Madridi si lojtar i lirë, dhe sot është zbuluar edhe zyrtarisht para tifozëve dhe mediave.
“Siç e dini, unë kam ardhur nga Real Madridi, dhe nuk ka shumë klube në botë që janë të njëjtin nivel”, ka thënë Khedira para mediave, transmeton Telegrafi.
“Sigurisht, Juve është në nivel të tyre. Është një klub me histori të madhe, me tifozë të shkëlqyer, të pasionuar, dhe një strukturë të shkëlqyeshme për të ndërtuar skuadra të mëdha”.
“Vetëm duke ditur se kush ka qenë pjesë e këtij klubi të madh – lojtarë si Alessandro Del Piero, Roberto Baggio, Andrea Pirlo, Didier Deschamps, Zidane, Nedved, Michel Platini, Jurgen Kohler dhe sigurisht Dino Zoff – më bën të ndjehem edhe më krenar” ,ka shtuar ai. /telegrafi/


