Dukja që do të kenë BMW X7 dhe X8 po që se shndërrohen në pickup (Foto)

PUBLIKUAR

Modelet u pëlqyen mjaft, vetëm se shumica nuk do donin t’i blinin

Kohë më parë, dizajnerët e ndryshëm kanë bërë improvizime të ndryshme, por që kanë mbetur si të tilla dhe nuk janë diskutuar për të hyrë në prodhim, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, përditësimet që i bëhen makinave, përfundojnë në forume dhe entuziastët japin mendime, nëse duan apo nuk duan prej prodhuesit që t’i sjellë të përfunduara.

Dizajnerët nga X-Tomi Design, kanë shndërruar BMW X7 dhe X8, sikur të ishin pickup dhe pyetën nëse do ishte ide e mirë që të ktheheshin në makina funksionale.

Në përgjithësi, modelet e rikrijuara në këtë formë, janë pëlqyer në masë të madhe, vetëm se kishte diçka që nuk do të shkonte.

Shumë prej tyre, kanë thënë se nuk do i blinin, megjithëse nuk kundërshtojnë që BMW X7 dhe X8 t’i kenë edhe versionet me hapësirën për bartjen e mallrave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...