Mattis jep shpresë për Jemenin: Bisedimet për paqe pritet të nisin në dhjetor

PUBLIKUAR

Bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Jemen pritet të nisin në fillim të dhjetorit në Suedi, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Bisedimet do të zhvillohen midis rebelëve Huthi dhe qeverisë së njohur nga Kombet e Bashkuara.

Mattis tha se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – që kanë mbështetur presidentin e Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi, në luftën trevjeçare – “janë gati”.

“Duket se në fillim të dhjetorit, në Suedi do t’i shohim rebelët Huthi dhe qeverinë e njohur nga Kombet e Bashkuara, qeverinë e presidentit Hadi”, tha Mattis, përcjell rel.

Lufta në Jemen u përshkallëzua në vitin 2015, kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë ajrore kundër lëvizjes rebele Huthi, e cila e detyroi presidentin Hadi të largohej jashtë vendit.

Organizata bamirëse ndërkombëtare Save the Children tha të mërkurën se rreth 85,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të kenë vdekur nga kequshqyerja gjatë tre vjetëve luftë në Jemen.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...