Rreth 29 mijë trupa afgane janë vrarë që nga viti 2015

PUBLIKUAR

Numri i viktimave, pjesëtarë të forcës së sigurisë së Afganistanit, nga viti 2015 ka shkuar në rreth 29,000. Kështu ka bërë të ditur, presidenti afgan, Ashraf Ghani, duke shpalosur një shifër shumë më të madhe se sa ishte bërë e ditur më herët nga autoritetet.

Ghani tha se që nga viti 2015, kur forcar afgane dhe policia morrën përgjegjësinë për sigurinë e vendit pas tërheqjes së pjesshme nga trupat e NATO-s, “28,529 pjesëtarë të sigurisë humbën jetën për lirinë tonë”.

Në të njejtën periudhë u vranë edhe 58 amerikanë, shtoi ai.

“Do të doja ta përshëndes patriotizmin e forcave afgane, secilit nga ata që ka qenë vullnetar”, tha Ghani.

Qeveria afgane më parë kishte ofruar shifra të incidenteve të përplasjeve në mes militantëve dhe forcave afgane, por asnjëherë nuk është bërë e ditur se numri i viktimave mund të jetë kaq i madh.

Në një incident vitin e kaluar, pas një sulmi nga talibanët në provincën Balkh, kishin mbetur të vdekur 130 pjesëtarë të sigurisë.

Shifrat e mëhershme që ishin deklaruar nga autoritetet ishin rreth 5,000 viktima dhe rreth 15,000 mijë të plagosur./rel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...