“Troja” vjen me videoklipin e këngës “Demokraci”

PUBLIKUAR

20140714195541350600

Rok-grupi i famshëm nga Kosova ka paralajmëruar lansimin e albumit të ri i cili do të përmbajë 9 këngë

Rok-grupi i famshëm nga Kosova, “Troja”, ka vendosur që të nisë sezonin veror duke publikuar një videoklip të ri. Këtë e ka konfirmuar grupi me një postim në faqen zyrtare të Facebook, duke shkruar:“Këto ditë kemi me lëshu spotin e ri, a jeni gati!?”.
Është kënga “Demokraci” ajo që pritet të vijë me videoklip.

“Faleminderit të gjithëve sot që keni qenë pjesë dhe na keni ndihmu me realizu spotin tonë të ri “Demokraci”. Shihemi së shpejti me videon e re! Stay tuned”, ka shkruar grupi në faqen e tij ditë më parë e që tregon se kjo do të jetë kënga e cila do ta rikthej grupin e famshëm në skenën muzikore.

Krijuesit e shumë hiteve, kohë më parë kanë njoftuar se janë në përpunim të albumit të ri e se kur do të dalë në treg, ende nuk është bërë e ditur.
Ky album do të përmbajë 9 këngë, prej të cilave 7 në gjuhën shqipe e 2 në atë angleze./KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...