Orizi i kaftë është shumë më i shëndetshëm sesa orizi i bardhë, por përmban më shumë kalori

PUBLIKUAR

Ditëve të sotme shumë shpesh hasim në artikuj që na tregojnë se si tërshëra e papërpunuar është e shëndetshme për ne.

Orizi i kaftë është i përsosur për shëndetin tonë sepse është i mbushur me nutrientë dhe fibra, e gjithashtu nuk përmban gluten, transmeton Telegrafi.

Por, a e keni ditur se orizi i kaftë është më i shëndetshëm sesa i bardhi?

Që të dy llojet e orizit fillimisht fillojnë si oriz i kaftë. Pasi të përpunohet orizi i kaftë, ai bëhet i bardhë.

Fatkeqësisht, gjatë këtij procesi hiqen shumica e fibrave, mineraleve dhe vitaminave.

P.sh., 100 gramë oriz të kaftë përmbajnë katërfish më shumë fibra sesa 100 gramë oriz të bardhë.

Fibrat janë të rëndësishme sepse ju mbajnë të ngopur për periudha më të gjata kohore, i zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit, si dhe i zvogëlojnë nivelet e kolesterinës.

Por vlen të ceket se orizi i kaftë përmban më shumë kalori sesa ai i bardhi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...