Vdiq nobelistja e letërsisë Nadine Gordimer

PUBLIKUAR

20140714180217528600

Gordimer është autore e mbi 30 librave ndërsa publikoi historinë e parë të shkurtër kur ishte vetëm 15 vjeçe. Gjatë karrierës së saj shkroi romane dhe histori të shkurta me temë aparteidin, azilin dhe alienimin. Njihet si shkrimtare e ndjeshme, e përkushtuar për kulturën e e vendit të saj, në kërkim të demokracisë.

Autorja nga Afrika Jugore, Nadine Gordimer, ka vdekur në moshën 90 vjeçare në Johanesburg.

Fituesja e çmimit Nobel për letërsi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, duke lënë prapa vetes një vepër të paharrueshme, si në art, ashtu edhe në politikë.

Ajo fitoi çmimin “Booker” në vitin 1974 për librin “The Conservationist”, ndërsa çmimin Nobel për letërsi e mori në vitin 1991.

Gordimer është autore e mbi 30 librave ndërsa publikoi historinë e parë të shkurtër kur ishte vetëm 15 vjeçe. Gjatë karrierës së saj shkroi romane dhe histori të shkurta me temë aparteidin, azilin dhe alienimin. Njihet si shkrimtare e ndjeshme, e përkushtuar për kulturën e e vendit të saj, në kërkim të demokracisë.
Disa prej librave më të njohura të Gordimer janë “My Son’s Story”, “Burger’s Daughter”, “July’s People”, “The Late Bourgeois World”, “ Burger’s Daughter”, si dhe e fundit, e botuar në vitin 2012 “No Time Like the Present”.

Ajo ishte ndër zërat më të fuqishëm në botë kundër aparteidit, mike e ngushtë e Nelson Mandelas. Gordimer ishte anëtare e Kongresit Kombëtar të Afrikës dhe luftoi gjatë për çlirimin e të ndjerit Nelson Mandela. /KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...