Vuani nga shiatiku: Shtoni katër thelpinj hudhre në qumësht dhe do të shihni se si dhembjet zhduken!

PUBLIKUAR

Tingëllon e pazakonshme, mirëpo njerëzit betohen që ka ndikim.

Format e buta të shiatikut zakonisht kalojnë vetvetiu, mirëpo për rastet e rënda shpesh ndihmojnë recetat shtëpiake, transmeton Telegrafi.

Një ndër recetat më të popullarizuara për lehtësimin e vuajtjeve është qumështi me hudhër.

Përbërësit:

– 4 thelpinj të thërrmuar,
– një filxhan qumësht,
– mjaltë sipas shijes.

Përgatitja:

⦁ Hudhrën dhe qumështin qiteni në një tenxhere dhe lëreni të vlojë në zjarr mesatar, duke e përzier vazhdimisht.

⦁ Kur të vlojë, hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet dhe sipas dëshirës ëmbëlsojeni.

⦁ Meqenëse hudhra tëhollon gjakun, nuk duhet që këtë përzierje ta pini më shumë se një herë në ditë, mirëpo edhe kjo është plotësisht e mjaftueshme që t’i lehtësojë dhembjet.

Dhimbja nga shiatiku është ndjerë përgjatë nervit shiatik dhe mund të ndihet thellë në pjesën e prapme, me dhimbje që shkon drejt shpinës dhe poshtë për në këmbë, nganjëherë edhe në shputën e këmbës.

Dhimbja mund të jetë e shoqëruar me ndjesi shpimi gjilpërash – “gjemba” apo mpirje dhe nganjëherë nga dobësia muskulore e këmbës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...