Çokollata, kafeja dhe çaji ju bëjnë të jetoni më gjatë

PUBLIKUAR

Sipas një studimi të ri, konsumimi i çokollatës, si dhe pirja e kafesë dhe çajit mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.

Sidoqoftë, për t’i gëzuar këto përfitime shëndetësore, këto duhet të konsumohen bashkë me suplemente të zinkut – të cilat së bashku e aktivizojnë një përbërës që e ngadalëson plakjen, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtuesve gjermanë dhe amerikanë, kombinimi i tillë e rritë jetëgjatësinë duke na mbrojtur nga stresi oksidativ i cili shkaktohet në mënyrë natyrale.

Stresi i tillë është gaz që shpije në plakje dhe sëmundje tjera si kanceri, inflamacioni dhe sëmundjet degjeneruese.

Për t’i analizuar efektet e zinkut, që njihet për luftimin e baktereve dhe viruseve, dhe polifenoleve antioksiduesve që gjenden në, shkencëtarët i kanë kombinuar këto në eksperimente laboratorike.

Të vetmuara, polifenolet nuk mund ta parandalojnë stresin oksidativ, por kur kombinohen me zink, ato e krijojnë një “mega kompleks” të enzimave që janë të afta ta mbrojnë trupin nga gazrat dëmtues.

Përndryshe, studimet e mëhershme kanë treguar se çokollata është e shëndetshme për përmirësimin e kujtesës, reduktimin e stresit, si dhe ju bën më të lumtur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...