Chevrolet eCOPO Camaro tregon se si ‘mund të tingëllojnë garat e makinave’ (Video)

PUBLIKUAR

Ngjanë sikur zhurma që lëshon fshesa elektrike

Teknologjia e lartë dhe sistemi elektrik, po përhapet me të madhe në të gjitha llojet e makinave, përfshirë edhe ato sportive, që bëhen pjesë e garave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që të jetë në hap me konkurrencën, Chevrolet e ka krijuar eCOPO Camaro elektrik, që është një makinë sportive me qëndrueshmëri të lartë. Këtë EV që e kemi parë në SEMA, tashmë kemi mundësi ta shohim se çfarë stabiliteti të lartë ka edhe nëse provohet e ashtuquajtura ‘ndezje e gomave’.

Por, për dallim prej makinave tjera që lëshojnë zhurmë të madhe dhe shpuese për vesh, te ky Camaro kemi diçka tjetër.

Ka tingull shumë të mbytur dhe të veçantë, ndërsa shfaqë fuqinë e lartë që ka eCOPO. Në të njëjtën kohë, mund të thuhet se kështu edhe mund të tingëllojnë garat me makina, në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...