NATO’ja kërkon të ulë tensionet mes Rusisë dhe SHBA’së

PUBLIKUAR

NATO-ja i kërkoi sot Rusisë që të respektojë traktatin e arritur në vitin 1987 mbi armët bërthamore pas kërcënimit të SHBA-së për t’u tërhequr dhe paralajmëroi Moskën gjatë një mbledhje këshillimi në Bruksel për “vendosmërinë për garantimin e sigurisë së saj”.

Këshillimi u zhvillua në nivelin e ambasadorëve të dy blloqeve gjatë mbledhjes së këshillit NATO-Rusi në selinë e Aleancës në Bruksel.

“Aleatët i kërkojnë sërish Rusisë që të respektojë plotësisht pa vonuar traktatin mbi armët bërthamore me rreze të mesme (FNI) të arritur në 1987”, njoftoi NATO-ja në një komunikatë të publikuar në përfundim të mbledhjes, përcjell Atsh.

Nga ana tjetër aleatët europianë në NATO konsiderojnë se traktati FNI është thelbësor për sigurinë në Europë dhe janë shprehur të shqetësuar nga rreziku i mundshëm i tërheqjes së SHBA-së nga ky traktat.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...