Ford nuk do të merr pjesë në panairin e Gjenevës (Foto)

PUBLIKUAR

Duket se Ford nuk është i përgatitur, nuk ka çfarë të prezantojë

Mediat që merren me automobilizëm, kanë siguruar informacione se Ford nuk do të merr pjesë në Geneva Motor Show, që zhvillohet në marsin e vitit që vjen, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen pasi Ford nuk ka marrë pjesë as në Paris Auto Show që u zhvillua para pak kohësh. Por, nuk dihet se pse do të shmangë pjesëmarrjen në panairin e Gjenevës, që është aktiviteti i përvitshëm me më së shumti rëndësi në botë.

Sipas të gjitha gjasave, prodhimet që do i nxjerrë më 2019, nuk i ka të nivelit që prezantohen në Zvicër.

“Kemi shumë për të bërë më 2019, ndërsa ka gjëra të mëdha që do të vijnë. Koha kur zhvillohet ky panair, nuk na konvenon për t’i sjellë gjërat më të rëndësishme”, ka thënë një zyrtar nga Ford.

I njëjti burim ka konfirmuar, se në Gjenevë do paraqitej vetëm me diçka serioze, që do t’i sjelltë Ford-it fitime të mëdha.

Sikurse në panairin e Parisit, ashtu edhe në Geneva Motor Show, pritet të mungojnë shumë prodhues, sepse panairet po konsiderohet të shtrenjta dhe jo mënyrat më të mira për reklamim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...