Ky mund të jetë BMW M5 CS (Foto)

PUBLIKUAR

Me ndryshime të dukshme, vetëm në pjesën e pasme

Prodhuesi gjerman BMW ka bërë të ditur, se është duke punuar në një M5 të ri që do të mbajë edhe shkurtesën CS, gjë që nuk dihet se çfarë kuptimi e kanë, transmeton Telegrafi.

Spiunët që merren me makina të reja, dyshojnë se e kanë fotografuar pikërisht këtë veturë teksa testohej në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë.

Në shikim të parë ngjanë sikur shumica e modeleve nga divizioni M, ndërsa në shikim më të vëmendshëm, shihet se kemi të bëjmë me një M5 Performante. Njohësit e makinave, konsiderojnë se ky mund të jetë pikërisht M5 CS, pasi pjesën e prapme e ka shumë më ndryshe se të tjerat.

Veçanti e tij janë edhe disa linja që ia humbin aerodinamikën si dhe hapjet në pjesën e përparme, që nuk ofrojnë më shumë ajër. Sikurse edhe detajet tjera, mbetet të shihet se për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë do të përmbajë ky BMW M5 CS që pritet të lansohet gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...