Volkswagen kthen prapa makinat e vjetra me naftë, për të dhënë të reja (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Në kuptimin e plotë të fjalës, VW po përpiqet ta djegë njëherë e përgjithmonë skandalin Dieselgate

Prodhuesi gjerman Volkswagen, po mundohet në çdo mënyrë, ta shlyej emrin nga skandali Dieselgate dhe të mos përsëritet diçka e ngjashme të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Planet më të mëdha, janë në aspektin e ndalimit të prodhimit të këtyre makinave dhe zëvendësimin e tyre me EV. Por, gjithnjë parashtrohet pyetja, se çfarë do të bëhet me këto që janë në përdorim.

Tani, Volkswagen e ka krijuar nëj projekt vetëm për Gjermani, që të kthejë prapa modelet e vjetra me naftë. Pa kaluar kohë e gjatë, projekti i kthimit të këtyre makinave, përhapet edhe në shtetet tjera në Evropë e më vonë edhe në Shtete e Bashkuara.

Të gjithë ata që posedojnë Volkswagen, të nivelit Euro-1 deri në Euro-4 të naftës, iu mundësohet që ta kthejnë dhe ofrohet kompensim. VË ofron prej 1,500 euro deri në 8,000 euro, varësisht prej modelit.

Kjo nuk është e tëra, pasi në të ardhme mund të përfitojnë edhe ata që posedojnë makina të vjetra me naftë që nuk janë Volkswagen, të cilëve do t’ju ofrohet prej 500 euro deri në 7,000 euro, bazuar në modelin që e kanë.

Kjo vjen para se ligjet evropiane për përdorimin e naftës dhe ndotjes që lirojnë makinat, të behën shumë më të ashpra. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...