Tërheqja e SHBA’së nga pakti bërthamor, reagon Rusia

PUBLIKUAR

Rusia ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për tërheqje nga traktati bërthamor.

Trump ka akuzuar Rusinë se ka shkelur traktatin bërthamor, sipas të cilit nuk lejohet përdorimi dhe transportimi i armëve raketore.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, e ka quajtur këtë hap të rrezikshëm.

“Ky hap i rrezikshëm, do të provokojë pasoja shumë serioze”, tha ai.

Traktati është “i njohur për siguri ndërkombëtare dhe siguri në fushën e armëve bërthamore, për të mbajtur strategjinë e stabilitetit”, tha Ryabkov për media.

Ai tha po ashtu shtoi se nëse SHBA-të vazhdojnë me këto sjellje, duke u tërhequr nga marrëveshjet ndërkombëtare, Rusia nuk do të ketë zgjidhje tjetër përvec të marrë masa dhe të përfshijë teknologjinë ushtarake, përcjell REL.

“Por, ne nuk do të dëshironim të arrijmë në këtë pikë”, shtoi ai.

Traktati i vitit 1987 i ndalon Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, posedimin, prodhimin dhe transportin e armëve raketore. SHBA kishte akuzuar Rusinë nga viti 2014 për shkelje të marrëveshjes.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...