“Qyteti më i çuditshëm në botë”: Edhe pse i braktisur nga qytetarët, dritat ndizen gjithmonë – bari është i prerë si në fusha të futbollit (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Kur mendojmë për qytetin e fantazmave, na shkon mendja te shtëpitë e braktisura, rrugët e mbuluara me bar për shkak të mungesës së qarkullimit të njerëzve, si dhe objektet që kanë mbetur në mëshirë të natyrës.

Por, kështu nuk ka ndodhur me Kitsault, qytetin fantazmë në Kanada. Edhe pse ishte braktisur nga qytetarët në vitin 1982, Kutsault është një qytet ku bari është i prerë sikur të ishte fushë futbolli, kurse rrugëve ende punon ndriçimi, transmeton Telegrafi.

I ndërtuar në afërsi të kufirit me Alaskën, Kitsault është themeluar si qytet i minierave në vitin 1979, nga ku nxirrej minerali molibd që përdoret për shumë gjëra.

Për vetëm tri vite ky qytet u pushtua nga emigrantët që punonin në miniera dhe arritën të ndërtojnë më shumë se 100 shtëpi, qendër tregtare, bibliotekë, spital, restorante… Por, kjo nuk zgjati shumë dhe gjithçka u braktis.

Pasi që minierat u mbyllën Kitsault mbeti pa as edhe një njeri. Sot është në pronësi të sipërmarrësit amerikan Krishnan Suntatiran, i cili në vitin 2005 bleu qytetin e tërë për 6 milionë dollarë.

Prej asaj kohe ka investuar më shumë se 25 milionë dollarë për të ruajtur qytetin, në të cilin planifikon të rihapë minierat e gazit natyror. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...