Venat tona e përfaqësojnë një sistem të mençur të valvolave njëdrejtimëshe të cilat performojnë funksionin e rëndësishëm të bartjes së gjakut me oksigjen nga pjesa e pasme e trupit në zemër.
Normalisht, ne nuk mendojnë shumë për venat derisa të fillojmë t’i shohim duke u shfaqur në lëkurën tonë, transmeton Telegrafi.
Nëse së fundmi kanë filluar t’ju shfaqen venat dhe nuk mund ta zbuloni se përse po ndodh kjo, atëherë mos u brengosni.
Ndonëse shfaqja e venave mund të na tregojë shumë për probleme të caktuara shëndetësore, në shumicën e rasteve ato shfaqen në mënyrë natyrale dhe nuk janë aspak të rrezikshme për shëndetin tonë.
Specialistët e venave thonë se njerëzit me nuancë më të bardhë të lëkurës janë më të prirë të kenë vena të dukshme sesa ata që kanë nuanca më të errëta.
Edhe trashësia e lëkurës mund të jetë një shkaktar tjetër. P.sh., me moshën, shtresa e dhjamit nën lëkurë fillon të hollohet e të hollohet. Kjo është arsyeja se përse vazhdimisht i shohim venat në duart, këmbët dhe pjesët tjera të trupit te personat e moshuar.
Shfaqja e venave gjatë stërvitjeve fizike është gjë normale. Kur ju ushtroni, muskujt punojnë, zmadhohen dhe i nxisin venat drejt sipërfaqes së lëkurës duke u bërë ato të dukshme. Pas ushtrimeve fizike, muskujt qetësohen dhe venat bëhen më pak të dukshme.


