Lexus IS 2021, shumë më herët se që është planifikuar të prezantohet (Foto)

PUBLIKUAR

Gjenerata e katërt e modelit IS, vjen me ndryshime të pa pritshme

Derisa e ardhmja e Lexus GS nuk dihet, modeli IS me përmasa më të vogla nuk ka ku të shkojë, transmeton Telegrafi. Rivali i BMW 3 Series ka evoluar shumë, prej se u lansua për herë të parë në vitin 2000, ndërsa më befasues ishte gjenerata e tretë, kur erdh me një stil më ndryshe.

Tani që është paralajmëruar gjenerata e katërt, magazina Almuraba e ka shfaqur një makinë shumë më herët që është planifikuar të prezantohet, të krijuar prej një njeriu që e ka parë modelin IS 2021 nga afër.

Megjithëse janë imazhe të dytësore dhe të skanuara, tregojnë shumë prej këtij Lexusi, si pjesën e përparme, anësore ashtu edhe atë të prapme. Në shikim të parë, nuk dallon prej modelit të tanishëm, por linjat më të theksuara dhe të rrumbullakosura dhe rikthimi i grillit të ndarë në mes, e bën shumë më të ndryshëm.

Ky Lexus IS që vjen pas tri vitesh, ka ndryshime mjaft të pa pritshme, përfshirë edhe dritat e ngushta dhe shumë më të gjata. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...