“Identifikohet” i dyshuari i dytë për helmimin e Skripalëve

PUBLIKUAR

Ueb-faqja hulumtuese Bellingcat e identifikoi të dyshuarin e dytë për sulmin me agjent nervor në Sallsbëri të Anglisë si mjek ushtarak, i punësuar nga Agjencia e Inteligjencës Ushtarake të Rusisë – GRU.

Muajin e kaluar, prokurorët britanikë kanë akuzuar dy rusë: Ruslan Boshirov dhe Aleksandr Petrov, për përpjekje për të vrarë ish-agjentin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij, Yulia, me agjentin nervor Novichok, në muajin mars.

Prokurorët kanë thënë se, në atë kohë, të dy ata kanë qenë oficerë të fshehtë të GRU-së.

Rusia e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në sulmin kundër Skripalëve.

“Aleksandr Petrov në të vërtetë është dr Aleksandr Yevgenyevich Mishkin, mjek ushtarak, i punësuar nga GRU”, tha Bellingcat.

Më 26 shtator, Bellingcat, një ueb-faqe britanike që mbulon çështje të inteligjencës, e ka identifikuar të dyshuarin tjetër, Boshirov, si Anatoli Chepiga, kolonel i GRU-së.

Në reagim ndaj raportit më të fundit të Bellingçatit, policia britanike tha se nuk do të komentojë mbi spekulimet lidhur me identitetet e vërteta të atyre që akuzohen për helmimin e Skripalëve. /REL/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...