Duke agjëruar vetëm 72 orë, ju e parandaloni kancerin dhe e rigjeneroni tërë sistemin e imunitetit

PUBLIKUAR

Për një kohë të gjatë është diskutuar për përfitimet shëndetësore apo rreziqet shëndetësore të agjërimit. Në njërën anë, mbështetësit e agjërimit thonë se sjell shumë përfitime si humbja e peshës, normalizimi i insulinës, zvogëlimi i niveleve të triglicerideve, etj.; në anën tjetër, kundërshtuesit e agjërimit thonë se vetëm humbni nutrientë dhe e vëni veten në rrezik.

Por, një hulumtim i ri i kryer nga universiteti i Kalifornisë Jugore e ka prezantuar një zbulim magjepsës, transmeton Telegrafi.

Ekipi me hulumtues e kishte mbledhur një grup me pjesëmarrës dhe iu kishte kërkuar atyre që të agjërojnë 2-4 ditë në javë për një periudhë gjashtëmujore. Gjatë kësaj kohe, ata kishin qenë dëshmitarë të disa ndryshimeve mahnitëse.

Pjesëmarrësit kishin pësuar zvogëlim të dukshëm në prodhimin e enzimës PKA – hormon i cili është i ndërlidhur me një rrezik të lartë të kancerit dhe rritjes së tumorit.

Veç kësaj, sistemi i imunitetit të pjesëmarrësve ishte rigjeneruar krejtësisht.

Ekspertët thonë se këto, por edhe zbulimet tjera, do të shërbejnë për të gjetur metoda të reja për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...